Homazhe nga Kryeministri i Kosovës në detyrë Ramush Haradinaj

Homazhe nga Kryeministri i Kosovës në detyrë Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varri i ish presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi, ish kolonelit Ahmet Krasniqit si dhe heronjve tjerë që janë varrosur te varret e dëshmorëve në lagjen Velania.

Këto homazhe janë bërë për nder të festave të nëntorit, shkruan rtv21.tv.

“Ne nderojmë të gjithë të rënët për liri pra në Prekaz tek familja heroike Adem Jashari, presidenti Rugova, heronjtë tjerë, tek Adem Demaçi, Ahmet Krasniqi dhe gjithë bashkëluftëtaret”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar se në këtë festë dje në Shqipëri kanë humbur jetën shumë persona.

“Më duhet me thanë që Kosova ka qenë si duhet dje. Institucionet e vendit kanë kryer gjitha veprimet e duhura që t’i dalin në ndihmë bashkëkombësve Shqipërisë dhe gjithë atyre që janë prek. Ushtarët dhe policët tanë janë edhe sot, në përkrahje të institucioneve të Shqipërisë në nxjerrëve të gjallëve nga rrënojat, por edhe sajimin e dëmeve”, tha ai.

I pari ekzekutivit gjatë ditës sotme po ashtu ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe para lapidarit të heroit të kombit Zahir Pajaziti./21Media