Haradinaj për vizitë zyrtare në Poloni

Haradinaj për vizitë zyrtare në Poloni

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron për vizitë zyrtare në Poloni. Haradinaj po merr pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet në qytetin perëndimor polak të Poznań.

Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka treguar se në këtë takim do të diskutohet për çështjet e rëndësishme si dhe planet për të ardhmen dhe bashkëpunimin rajonal.

Kosova ka qasje konstruktive për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe garantimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe në këtë frymë vazhdon të angazhohet secilën ditë për të ardhmen e përbashkët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në këtë takim është duke marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Në takimet tre-ditore të Samitit të Ballkanit Perëndimor po marrin pjesë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, që morën pjesë në procesin e para-anëtarësimit në Berlin. Rreth 1 mijë e 500 vetë pritet të marrin pjesë në samit, duke përfshirë më shumë se 1 mijë mysafirë.

Samiti të ndiqet nga 14 kryeministra. Mes tyre do të jenë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ata pritet të diskutojnë çështjet më të rëndësishme për rajonin e Ballkanit Perëndimor. /21Media