Haradinaj thotë se partneriteti në mes të SHBA-së dhe Kosovës është shumë i fuqishëm

Haradinaj thotë se partneriteti në mes të SHBA-së dhe Kosovës është shumë i fuqishëm

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, një delegacion amerikan të Lutjeve të Mëngjesit të kryesuar nga kongresisti, Randy Hultgren.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, i ka falënderuar të pranishmit për vizitën e sotme, derisa njëkohësisht i ka njoftuar ata për të arriturat e Republikës së Kosovës, prioritetet e Qeverisë, zhvillimin ekonomik të vendit, fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, rolin dhe kontributin e Kosovës në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe tema të rëndësishme për vendin.

“Partneriteti në mes të SHBA-së dhe Kosovës është shumë i fuqishëm, dhe uroj që ky raport të thellohet çdo herë e më shumë. Faleminderit që sot jeni mysafirë tek ne”, ka deklaruar Haradinaj, duke theksuar domosdoshmërinë e prezencës së SHBA-ve në të gjitha proceset e vendit dhe zhvillimeve në rajon.

Në takmin e sotëm me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, të pranishëm kanë qenë edhe deputetë të Parlamentit të Kosovës./21Media