Diskutojnë edhe për rajonin

Diskutojnë edhe për rajonin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Presidentin e NDI-së, Derek Mitchell. Haradinaj e ka njoftuar Mitchellin për agjendën qeveritare dhe angazhimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet në rajon.

“Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) nga Washingtoni i ka dhënë ndihmesë të jashtëzakonshme demokratizimit të Kosovës për dy dekada me radhë. Ishte kënaqësi e veçantë ta prisja në takim Presidentin e NDI, Derek Mitchell, të cilin e njoftova për agjendën qeveritare dhe angazhimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet në rajon. Gjatë bashkëbisedimit, u pajtuam së vendi ynë po shënon progres të vazhdueshëm në avancimin e vlerave demokratike dhe institucioneve të qëndrueshme dhe gjithpërfshirësë.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Mitchell ka zhvilluar takim edhe me kreun e shtetit, Hashim Thaçi dhe ky i fundit i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin dhe ruajtjen e vlerave demokratike në Kosovë./21Media