Kryeministri dhe Presidenti u pajtuan për koordinimin e strategjisë dhe veprimeve të përbashkëta

Kryeministri dhe Presidenti u pajtuan për koordinimin e strategjisë dhe veprimeve të përbashkëta

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin bisedoi rreth bashkërendimit në përmbushjen e agjendës shtetërore që ndërlidhet me integrimet euro-atlantike, sundimit e ligjit dhe zhvillimin ekonomik.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, të dy liderët institucional u pajtuan për koordinimin e strategjisë dhe veprimeve të përbashkëta rreth sfidave me të cilat po ballafaqohet Kosova, në konsolidimin shtetëror dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar./21Media