Është paraparë edhe votimi i raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017

Është paraparë edhe votimi i raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017

Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën, në të cilën do të jenë tri interpelanca ndaj kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Haradinaj do të jetë në interpelancë në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës, interpelancë në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës dhe në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

Seanca fillon nga ora 11:00, ku është paraparë edhe votimi i raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017, votimin e raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017.