Jehona e takimit Thaçi - Vuçiq në Bruksel.-Konjufca: Prokuroria të lëshojë urdhërarrest për Thaçin

Jehona e takimit Thaçi – Vuçiq në Bruksel.-Konjufca: Prokuroria të lëshojë urdhërarrest për Thaçin

Takimi i sotshëm në Bruksel në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb Aleksandar Vuçiq ngjalli reagime në Kosovë. Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, tha se nuk ka informacione për temën që do të diskutojnë të dy presidentët. Ndërsa shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se prokuroria duhet të lëshojë urdhërarrest për presidentin Hashim Thaçi që sipas tij, ka shkuar pa mandat në Bruksel./21Media