Haradinaj: Nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, ajo nuk do të hiqet kurrë

“Nëse Mogherini nuk do, atëherë mos ta thërras dialogun”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk do të lejohet që heqja e taksës ndaj Serbisë, të jetë kusht për vazhdimin e dialogut. Në intervistë për emisionin Argument Plus në RTV21, Haradinaj ka thënë se nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, ajo s’do të hiqet kurrë.

“Nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, kurrë s’kemi me e hek, kurrë mi këtë dhe. Nëse taksa koka problemi, kurrë s’kemi me hek. Nëse përmes taksës po ia tregojshim vendin Serbisë, pse me hek, ai s’po don me na njoft, s’po don fqinjësi, po don me na ia ble mallin, e me na qit kushte me shku në tavolinë”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i Qeverisë ka thënë se nëse Mogherini nuk do të vazhdojë dialogun pa heqjen e taksës, atëherë mos ta thërras dialogun.

Ndjekim një pjesë të shkëputur nga kjo intervistë. Për këto dhe më shumë, shikoni emisionin Argument Plus, sonte nga ora 21:30 në RTV21./21Media

Back to top button