Fundjava sportive

Fundjava sportive

Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj, sot më mëngjes ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi nga parku i Gërmisë.

Kandidati për kryeministër, nga koalicioni AAK-PSD duket se sot ka dalë herët në Gërmi për rekreacion.

Në fotografi shihet se është duke vrapuar. Si duket ai po mbledhë energji për tri tubimet që sot do t’i mbajë AAK-ja dhe PSD-ja.

“Mirëmëngjesi miq nga Parku i bukur i Gërmisë. Gati për fitoren e madhe të 6 tetorit!”, ka shkruar Haradinaj.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 6 tetor, ndërsa fushata zgjedhore, ka filluar më 25 shtator dhe do të zgjasë 10 ditë./21Media