Haradinaj ngushëllon familjen e komandant "Gurit"

Haradinaj ngushëllon familjen e komandant “Gurit”

Dje, ka ndërruar jetë luftëtari i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jetullah Qarri, i njohur si Komandant Guri. Ai ishte pjesëmarrës dhe drejtues i shumë betejave për lirinë e Kosovës.

Më këtë rast, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të komandant “Gurit”.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, Jetullah Qarri – komandant “Guri”. Familjes Qarri, të gjithë bashkëluftëtarëve dhe miqve të tij, ngushëllime të sinqerta. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Qarri do të varroset sot, në orën 16, në Varrezat e Dëshmorëve në Grykë të Greqevcit. /21Media