Haradinaj vizitoi Suharekën

Haradinaj vizitoi Suharekën

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka nisur ditën me kafenë e mëngjesit në Suharekë, bashkë me kryetarin e kësaj komune, Bali Muharremaj.

Haradinaj ka shfrytëzuar rastin që ta bëjë edhe një shëtitje në komunën që drejtohet nga AAK.

“Sot e nisa ditën me kafenë e mëngjesit në Suharekë me kryetarin Bali Muharremaj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndryshe, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, tha se ishte i befasuar nga thirrja që iu bë për tu paraqitur sërish në Hagë nga Prokuroria e Posaçme për krime lufte në Kosovë. Haradinaj i tha korrespondentit ZËRIT TË AMERIKËS në Prishtinë, Leonat Shehu, se ndërsa është detyruar të japë dy herë dorëheqjen për t’u përballur me drejtësinë ndërkombëtare, udhëheqësit aktualë serbë që ishin pjesë e regjimit të Sllobodan Millosheviçit, nuk kanë patur shqetësime të tilla.