Do të takohet me kancelaren gjermane

Do të takohet me kancelaren gjermane

Kryeministri i Republikës Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se nesër do të takohet më kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Përmes Facebook-ut, Haradinaj  ka thënë se ky takim ka për qëllim thellimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Sot do të udhëtoj në Berlin për një vizitë një ditore gjatë të cilës do të takoj Kancelaren Angela Merkel, Kryetarin e Bundestagut Wolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare në Bundestag, do të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” dhe do të jem pjesë e lutjeve të mëngjesit në Berlin“, ka shkruar Haradinaj.

Sipas Haradinajt, kjo vizitë pune do të ketë për qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe besimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë si partnere strategjike.

Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime europiane dhe në fushën e sigurisë. Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta“, ka shkruar tutje ai.

Zhbllokimi i dialogut ndermjet Kosovës e Serbisë, çështja e taksës, si dhe liberalizimi i vizave pritet të jenë disa nga temat të cilat do të diskutohen në takimin e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj me kancelarën gjermane Angela Merkel, takimi i cili do të mbahet më 6 qershor në Berlin./21Media