Debati për mace

Debati për mace

Një debat mes kryeministrit Ramush Haradinajt dhe deputetit të LDK-së Avdullah Hotit, përfundoi edhe me përmendje të maceve në Kuvend.

Haradinaj veten e krahasoi me mace, ku tha se sa herë të rrëzohet bie gjithmonë në këmbë, ndërsa deklaroi se disa të tjerë nuk mund ta bëjnë këtë.

“Me marr macen e me gju prapë në këmbë bie, por plot janë këtu që nëse rrëzoheni nuk qoheni më në këmbë.  Edhe politikisht, edhe me zgjedhje, edhe m’u rrezua edhe m’u qu, për tema t ‘atdheut mane men, këtu më keni gjithë. Për që mendon dikush se ma devijon rrugën për tema të atdheut gaboni”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, Hoti iu përgjigj kryeministri me fjalët se nuk është duke u diskutuar as kush është më patriot apo se si biem kur rrëzohemi, por për programin qeveritar.