Haradinaj: Nuk do t’i bëjmë amnisti ligjore krimeve të Serbisë

Haradinaj: Nuk do t’i bëjmë amnisti ligjore krimeve të Serbisë

Kryeministri Ramush Haradinaj, Samitin e Berlinit e sheh si mundësi të avansimit të përpjekjeve drejt normalizimit dhe pajtimit përfundimtar të Kosovës dhe Serbisë.  Ai thotë se marrëveshja me Serbinë duhet të bëhet vetëm me njohje reciproke dhe me rivendosjen e raporteve ekonomike. Kryeministri Haradinaj i ka komentuar edhe zërat për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai ka thënë se AAK-ja është e gatshme kurdo që partneret e koalicionit vendosin për mbajtjen e zgjedhjeve./21Media