Haradinaj garon prapë për kryeministër

Haradinaj garon prapë për kryeministër

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është nominuar për kryeministër nga koaliconi AAK-PSD, në një tubim që është mbajtur në Pallatin e Rinisë.

Ai ka mbajtur edhe një fjalim, pasi që është nominuar për pozitën që e ka mbajtur për dy vite, ku ka folur edhe për përpjekjet për ndarjen e Kosovës.

Ai fjalimin e ka nisur duke përshëndetur fitoren e Kombëtares së Kosovës ndaj Çekisë.

“Nuk mundem me fillue fjalimin pa e përshëndetë fitoren e Kosovës sot”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti ka deklaruar se për ta bërë Kosovën 100% shtet, nevojitet 100% guxim, dije e përkushtim

Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryeministrit më 19 korrik të këtij viti. Kjo dorëheqje ka ndodhur sepse ai ëishte ftuar nga Gjykata Speciale për të dëshmuar në lidhje me UÇK-në. Pas kësaj, Kuvendi është shpërbërë më 22 gusht, ndërsa me 26 gusht Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet e parakohëshme të cilat do të mbahen me 6 tetor të këtij viti./21Media