“Asnjëherë nuk dihet, por ndjenja ime është që nuk do të nguten"

“Asnjëherë nuk dihet, por ndjenja ime është që nuk do të nguten”

Lideri i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk pret që gjykata në Colmar të enjten të marrë vendim për ekstradimin e tij në Serbi.

“Asnjëherë nuk dihet, por ndjenja ime është që nuk do të nguten. Gjykata do të shqyrtojë informacionet e kërkuara nga Beogradi dhe vendimi mund të merret në javët e ardhshme”, tha Haradinaj në një intervistë për AFP.

Haradinaj është ndaluar nga autoritetet e Francës më 4 janar të këtij viti, në bazë të një aktakuze të ngritur nga Serbia në vitin 2004 për kinse krime lufte në Kosovë.