Ai tha se kjo ka të bëj me tema që janë jetike

Ai tha se kjo ka të bëj me tema që janë jetike

I pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj pas mbledhjes mbajti konferencë për media.

I pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat e fundit të presidentit Thaçi dhe për raportin mes tyre, ai tha: ” unë se kam me të, unë e kam me tema”.

Haradinaj tha se sado të ketë raporte të mira me këdo, burra më të mirë kanë qenë vëllezërit e tij.

“Sado që muj me pas mik presidentin, dikë në Kosovë e dikë në veri, shumë ma burra të mirë janë kan Shkëlzeni e Luani, vëllezërit e mi dhe nuk do të lejojë që ajo është e arritur e këtij populli, të nëpërkëmbet prej njanit prej nesh”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se kjo s’ka të bëj me persona, ka të bëj me tema që janë jetike edhe që janë në interes, duke shtuar se nuk do të lejojë kurrsesi lëvizjen e kufijve dhe se kjo temë është e vdekur./21Media