Haradinaj komenton rivalët e tij për kryeministër

Haradinaj komenton rivalët e tij për kryeministër

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ai nuk e ka pritur që LDK do ta kandidojë Vjosa Osmanin për kryeministre të vendit duke pasur parasysh marrëdhëniet e ftohura që ajo i ka pasur më Mustafën në të kaluarën, shkruan Express.

“Se kam prit që do të ndodh, nuk e kam prit” , ka thënë Haradinaj duke shtuar se “ nuk kam besuar që LDK do të arrijë tek kjo kandidaturë, duke pasur parasysh marrëdhëniet e ftohta që i kanë pasur në të kaluarën”, ka thënë Haradinaj për T7

Ai ka shtuar se deri tani Vjosa Osmani ka qenë vetëm deputete tani mbetet të shihet se çfarë do të ofrojë.

Ndërsa për Albin Kurtin, ai ka thënë se është gjatë në skenën politike dhe se përparësi e tij është që nuk ka qenë në qeveri më parë.

“Albini është gjatë në tema politike, përparësi teorike është që në qeveri nuk ka qenë ndonjëherë” , tha ai.

Ndërsa për Kadri Veselin, ai nuk ka pranuar të komentojë shumë, por ka thënë se “përvoja ime me të nuk ka qenë në ekzekutiv sepse ai ka qenë kryetar parlamenti”.
AAK në këto zgjedhje shkon së bashku me Partinë Socialdemokrate të Shpend Ahmetit.