Ramush Haradinaj ishte i ftuar në “Argument Plus”

Ramush Haradinaj ishte i ftuar në “Argument Plus”

Kryeministri në dorëheqje i kosovës, Ramush Haradinaj në emisionin “Argument Plus” në RTV 21, mohoi se dorëheqja e tij ka ndodhur për shkak të raporteve në koalicioin PAN.

“Nuk kam dhënë dorëheqje për shkak të marrëdhënieve në koalicon, pra ato i kam ditë edhe para se me ia nisë punës, kam qenë i vetëdijshëm në çfarë obligimesh po hy me PDK-në më Nismën me partnerët tjerë.”, tha Haradinaj.

Ai tutje e potencoi edhe një herë se dorëheqja e tij ka pasur të bëjë me atë se nuk ka dashur të shkojë në Gjykatën Speciale si kryeministër i Kosovës.

Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryeministrit më 19 korrik të këtij viti. Kjo dorëheqje ka ndodhur  sepse ai ëishte ftuar nga Gjykata Speciale për të dëshmuar në lidhje me UÇK-në.

Pas kësaj, Kuvendi është shpërbërë më 22 gusht, ndërsa me 26 gusht Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet e parakohëshme të cilat do të mbahen me 6 tetor të këtij viti./21Media