Haradinaj: Nuk kam pritë që pas dorëheqjes edhe 6 muaj të jemi bashkë

Haradinaj kritikon Kurtin: Po i shkakton humbje Kosovës

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri në largim Ramush Haradinaj mbajti konferencë për media. Gjatë gjithë fjalës së tij, Haradinaj nuk kurseu kritika ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh dhe fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti.

Haradinaj tha se nuk ka pritur që pas dorëheqjes së tij të kalojnë 6 muaj dhe ende të jetë në krye të Qeverisë. “Kam prit që fituesit të dalin me plan para qytetarëve”, shtoi ai., shkruan rtv21.tv

Kryeministri në largim pret që qeveria e ardhshme, në krye me Kurtin, do të jetë shumë e dobët. Por sipas tij, edhe me keq është mos themelimi i qeverise. “Do të jetë një zhgënjim kjo qeveri e re, e kam thënë edhe më parë, në bazë të vlerësimit të punës. E dobët për shkak të parametrave që janë vendosur me ecë përpara, nuk i shoh në ato parametra”, theksoi kryeministri në largim.

Tutje Haradinaj tha se Kurti me vonesat e tij po i shkakton humbje vendit. “Fituesi i zgjedhjeve ka mujtë me dal me formulë qeverisëse menjëherë pas zgjedhjeve dhe me thëne presim ditën e caktuar kur të na jepet mundësia me i zbatua”, tha ai.

I pyetur nëse do të pranonte të bisedojë me Kurtin që të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, kreu i AAK-së tha se nuk janë ftuar ende, por që si subjekt gjithmonë janë pro bisedimeve në interes të vendit.

Haradinaj në fund tregoi se ende nuk ka marr ftesë për të marrë pjesë në Samitin e mini-shengen-it, por edhe nëse do të ftohej nuk  do të marrë pjesë./21Media

 

Back to top button