Haradinaj tha nuk ka më obligime ndaj Gjykatës Speciale

Haradinaj tha nuk ka më obligime ndaj Gjykatës Speciale

Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj i ftuar sonte në emisionin “Argument Plus” në RTV, tha se ka përfunduar punë me Gjykatën Speciale dhe nuk do të ftohet më.

“Nuk kam obligime mo ndaj Gjykatës, i kam pyet nëse ka mbet obligim nga ana jeme, ata kanë thanë se nuk ka më obligime tjera. Pra nuk kam ftesë edhe nuk pres obligime tjera ndaj Gjykatës Speciale”. , tha Haradinaj.

Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryeministrit më 19 korrik të këtij viti. Kjo dorëheqje ka ndodhur  sepse ai ëishte ftuar nga Gjykata Speciale për të dëshmuar në lidhje me UÇK-në.

Pas kësaj, Kuvendi është shpërbërë më 22 gusht, ndërsa me 26 gusht Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet e parakohëshme të cilat do të mbahen me 6 tetor të këtij viti./21Media