Haradinaj liron nga detyra Besim Beqajn

Haradinaj liron nga detyra Besim Beqajn

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pranuar sot kërkesën për dorëheqje nga ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj. Me këtë rast ai ka falënderuar Beqajn për bashkëpunimin e deritashëm.

Haradinaj në një shkrim në Facebook, ka numëruar me radhë të gjithë ministrat, zëvendësministrat dhe drejtorët që ka liruar nga detyra e tyre gjatë udhëheqjes së Qeverisë.

“Gjatë udhëheqjes së Qeverisë së vendit me një koalicion me bazë të gjerë, deri tani kam liruar nga detyra: Ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj (AKR) dhe drejtori i AKI-së Driton Gashi për rastin e ekstradimit të shtetasve turq, Ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo (Lista Serbe), vendim politik, Ministrin e MAPL Ivan Todosijević (Lista Serbe) dhe Zv. Ministren Vesna Mikić (Lista Serbe), për shkak të mohimit të krimeve të luftës dhe shkeljes së parimeve demokratike të vendit, Zv. Ministri Musa Cena – MZHR (AAK) dhe Zv. Ministri Bujar Nerjovaj MAP (AAK), për shkak të përballjes ligjore me veprime të caktuara gjatë ushtrimit të funksionit zyrtar dhe përballjes me drejtësinë, Ministrin e Tregtisë, Bajram Hasani (NISMA), Ministrin e Brendshëm Bejtush Gashi (AKR), Ministren e Ambientit Albena Reshitaj (AKR), vendim politik”, ka shkruar kryeministri.

Sipas Haradinajt, në respektim të marrëveshjeve politike, Qeveria që ai udhëheq do të vazhdojë t’i kryej detyrat qeverisëse ndaj qytetarëve të vendit, pa dallim./21Media

Dorëhiqet ministri Beqaj