Haradinaj, ka vizituar të hënën komunën e Prizrenit, ku u prit nga i pari i saj, Mytaher Haskuka

Haradinaj, ka vizituar të hënën komunën e Prizrenit, ku u prit nga i pari i saj, Mytaher Haskuka

Kreu i ekzekutivit të vendit, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga një pjesë e stafit të tij, ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në rezidencën e këtij të fundit.

Pas një bashkëbisedimi më shumë se gjysmëorësh, më pas është mbajtur një konferencë për medie, ku nikoqiri Haskuka , tha se me kryeministrin ka diskutuar për disa projekte të lëna pezull në Prizren, pezullimin e Planit Zhvillimor Komunal , çështjen e shpronësimit për ndërtimin e Parkut të Biznesit, dhe u dakorduam që të kemi një bashkëpunim dhe t’i kalojmë telashet tona, tha ai.

Ndërkaq, kryeministri Ramush Haradinaj tha se, ishte një mundësi e mirë që t’i nxjerrim obligimet që i kemi ndaj kësaj komune, janë punë që i takojnë qeverisjes nacionale, dhe se nuk do të lejojmë që komuna e dytë më e rëndësishme në vend të mbetet peng i çështjeve burokratike, duke aluduar në temat e përmendura më lartë nga kryetari Haskuka./21Media