Haradinaj tha se nuk kanë hequr dorë nga formimi i ushtrisë

Haradinaj tha se nuk kanë hequr dorë nga formimi i ushtrisë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se pa prezencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kosova nuk duhet të ulet në tavolinë me askënd

Ai tha se nuk do të pranojë që të ulet të dialogojë me dy palë që asnjëra nuk e njeh Kosovën shtet.

Haradinaj tha se nuk mund t’i përgjigjet ftesave të Bashkimit Evropian që të bisedojë me Serbinë kur as vet Evropa nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Ai këtë deklaratë e dha kur u pyet nga deputeti Rexhep Selimi për procesin e transformimit të FSK-së në FAK.

Haradinaj tha se nuk kanë hequr dorë nga formimi i ushtrisë por që pranoi se është një proces i vështirë që duhen edhe votat e serbëve.

Sa i përket liberalizimit të vizave dhe akuzave se institucionet e Kosovës kanë prishur marrëdhëniet me shtetet evropiane dhe Amerikën Haradinaj tha se dikush duhet të shkoj në shkollë edhe njëherë.

“Unë po i them Amerikës ‘ je kanë këtu kur u kanë kiameti, mos me pa kan ti Evropa s’kish mujt me nal problemet e Ballkanit’. Vetëm intervenimi i Amerikës e ka mshel problemin në Bosnjë. Sa i përket konflikteve, çështjeve të pazgjidhura në ish Jugosllavi pa Amerikën nuk mshelen. Kosova nuk është mirë të ulet në tavolinë ku nuk është Amerika. Pse? I ki dy palë, njëri po të mohon kojshia, tjetri po thotë ‘jo s’guxoj me të njoftë si shtet’. Është mirë me kan amerikani aty se kështu kemi ardh deri këtu. Nëse dikujt i vjen keq prej BE-së le ta kryn punën vet s’kem nevojë për askënd. Me pas kry na s’ishim mërzit. Me thanë se ke demarkimin me një shtet fqinj, po na se kem as me Serbinë. Po mirë pse po më jep viza atëherë. Ne kemi than çdoherë që edhe në luftë dialogohet ama edhe Kosova duhet me mar t’veten. Nuk jemi na veç me i ndihmu procesit. Na kan than shpesh mos u bon i të kqij si ata. Por shihni ku shkuan ata. Iu thanë ‘Në vitin 2023 jeni në BE’ e, e ju rrini. E valla spo rrimë ma”, tha kryeministri Haradinaj./21Media