Reagimi i Haradinajt

Reagimi i Haradinajt

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj vlerëson se Deklarata e krerëve të lartë të Administratës amerikane dhe të Departamentit të Shtetit se nuk ekziston një plan sekret, është siguria më e madhe që i duhet Kosovës. Haradinaj në një shkrim në Facebook u shpreh se ndjehet i përmbushur që kjo u konfirmua edhe zyrtarisht.

“Kohën dhe energjinë më të madhe sa isha kryeministër, ia kam kushtuar luftimit të zërave konspirativ e të pasaktë, që dikur thonin se Amerika është për shkëmbim territoresh, duke synuar gabimisht largimin tonë nga aleati ynë historik, SHBA-të. Ai plan ka pasë mundësi të jetë në tavolina tjera, por asnjëherë në tavolinën e udhëhequr nga SHBA-të. Sonte, ndihem i përmbushur dhe i sigurtë, që kjo bindje po konfirmohet edhe deklarativisht.”, shkroi ai ndër tjerash në Facebook.

Në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim të tokës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./21Media