“Ka disponim për koalicion”

“Ka disponim për koalicion”

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot takim me Liderin e Nismës Fatmir Limaj.

Këshilltarja e Haradinajt, Donjeta Gashi për rtv21.tv ka thënë se ata kanë biseduar për zvhillimet e fundit të politike në vend.

Një gjë të tillë është e ka pohuar edhe Haradinaj, por që ka thënë se ka disponim për koalicon.

“Po disponim ka për koalicion por që nuk kemi diskutu për këtë pjesë, kemi folur për mocionin e së enjtës” është shprehur Haradinaj pas takimit

Haradinaj dhe Limaj ish partnerë qeverisës në Qeverinë PAN, ndërkohë Haradinaj për zgjedhjet e ardhshme ka arritur koalicion parazgjedhor me PSD-në./21Media