Anita shpërblehet në Londër

Anita shpërblehet në Londër

Anita Muçaj është shpërblyer si “Phenomenal Global Women” në Global Women Summit 2019 në Londër.

“E nderuar per mundesine te ndaj histori suksesi te grave nga Kosova ne mes shume grave te sukseshme nga e gjithe bota! Ju Faleminderit per mbeshtetjen dhe votimin online!”, u shpreh Muçaj në një postim në “Facebook”.

Ndërsa burri i saj, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se është shumë i lumtur për suksesin e Anitës, shkruan rtv21.tv.

“Nuk ka ndjenjë më të mirë se të kesh pranë një grua të fuqishme, që nuk dorëzohet asnjëherë, e që lufton për të drejtat e grave!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij “Facebook”.

Anita është e martuar prej vitesh me kryeministrin Ramush Hardinaj dhe së bashku kanë tre fëmijë, dy djemë dhe një vajzë./21Media