SHBA emëron Richard Grenell si të dërguar për dialogun Kosovë-Serbi

SHBA emëron Richard Grenell si të dërguar për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, ka zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar të administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka mirëpritur emërimin e Richard Grenell.

Haradinaj shtoi se do të punojmë dhe angazhohemi bashkërisht rreth dialogut pa kushte, për arritjen e njohjes reciproke në kufijtë ekzistues.

“Mirëpres emërimin nga Presidenti Trump të Ambasadorit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani z. Richard Grenell, si i Dërguar i Posaçëm për Dialogun Kosovë – Serbi. Do të punojmë dhe angazhohemi bashkërisht rreth dialogut pa kushte, për arritjen e njohjes reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Emërimin e Richard Grenell, si të dërguar të administratës amerikanë për dialogun Kosovë-Serbi e ka mirëpritur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Grenell ishte zëdhënësi i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, duke punuar nga viti 2001 deri në vitin 2008./21Media