Ai thotë se i ka respektuar dhe do t'i respektojë gazetarët

Ai thotë se i ka respektuar dhe do t’i respektojë gazetarët

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nga Shipitulla nuk ka lënë pa përmendur edhe deklaratën e tij që sot e ka dhënë për gazetarë.

Ai pas një vizite që ka bërë Ministrisë së Infrastrukturës sot në mëngjes ka thënë se gazetarët duhet njëherë të mësojnë e pastaj të bëjnë pyetje.

Ky vlerësim i kryeministrit të vendit ka ardhur pasi që një gazetare i ka bërë pyetjen në lidhje me vendimin e tij për Demarkacionin që është kthyer në pikën zero.

Ai ka thënë se ai është më shumë një keqinterpretim sesa një e vërtetë pasi që sipas tij askush nga ambasada e SHBA-ve nuk ka reaguar pas vendimit të tij.

“Sot në mëngjes ka qenë një keqkuptim. Unë i kam respektuar gazetarët prej se punoj me ju, besoj që do t’i respektoj të gjithë. Ka disa raste kur ia lejoj vetes se edhe Berati kish thanë ‘unë jam me gazetaren’. Unë i them ‘Ani Berat mendo’ por nuk duhet me keqinterpretu çka ka thanë ata se ne krejt po i keqinterpretojmë çka ka thanë dikush. Unë nuk kam asgjë zyrtare që dikush nga SHBA ka kundërshtuar veprimin tim pas zgjedhjes kryetar Qeverie për Demarkacionin. Pra është konstatim jo i drejtë dhe nëse kjo i pengon dikuj unë mund të përdor gjuhë më të butë por keni parasysh e vërteta mbetet e vërtetë”, tha Haradinaj.

Ai tha se shumë shpejt do të formojë Komisionin e ri për Demarkacionin dhe kjo sipas tij është një qasje e re.

Këtë veprim sipas tij është marrë në konsultim me partnerët politik dhe se është veprim i pashmangshëm.

“Ne nuk kemi ardhë këtu me logjikat që na kanë sjellë sot me tema që rrinë në sirtar me vite e ne mbesim të izoluar ndërsa krejt qytetarët përreth neve lëvizin ne mbetemi të izoluar se dikush nuk ka guxuar të merret me këtë temë”, tha Haradinaj.

Ditën e parë të punës Haradinaj ka shkarkuar Komisionin Shtetëror për Demarkacion duke emëruar profesorin Shpejtim Bulliqi si udhëheqës të këtij Komisioni.