Haradinaj: Për mua nuk ka veteran të rrejshëm

“Unë e di që në Dukagjin janë dhjetëra-mijëra njerëz që janë kanë direkt në luftë”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot gjatë takimit që kishte sot në Deçan me familjarët e dëshmorëve të kësaj komune ka thënë se do të vijë dita që të gjithë do të kuptojnë se ka pasur të drejtë në deklaratat e tij, se nuk ka veteranë të rrejshëm.

“Për mua nuk ka veteran të rrejshëm, për mua të gjithë janë veteranë të gjithë kanë luftuar, gjithë janë angazhuar. Nuk e kuptoj pse u bë gjithë ajo zhurmë, por do të vijë dita që do të kuptojnë të gjithë se s’kanë pasur të drejtë. Unë e di që krejt populli i Dukagjinit janë kanë në këto vendbanime, i madh e i vogël cilido katund ku kam shkuar, iu është dash me qëndruar aty… Unë e di që në Dukagjin janë dhjetëra-mijëra njerëz që janë kanë direkt në luftë”, tha ai.

Ndryshe, për rastin e veteranëve të rremë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës vitin e kaluar ka ngritur aktakuzë kundër 12 personave.

Back to top button