Haradinaj për veteranët: Të gatshëm për sakrificë dje, të bashkuar sot

Sot shënohet “Dita e Veteranit”

Dita e Veteranit, shënohet sot më 30 dhjetor për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në këtë ditë tha se është mirënjohës i të gjithë atyre që i janë përgjigjur thirrjes së atdheut.

“Sot, në “Ditën e Veteranit” të luftës sonë çlirimtare, mirënjohës përjetë atyre që ndër breza i janë përgjigjur thirrjes së atdheut, në përpjekjet deri në liri. Dalzotës të atdheut, të gatshëm për sakrificë dje, të bashkuar sot rreth vlerave të lirisë, për t’i dhënë krahun dhe frymën tonë fuqizimit të shtetit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij “Facebook”.

Sipas një njoftimi nga zyra e kryeministrit, Haradinaj sot nga ora 18:00 do të merr pjesë në shënimin e Ditës së Veteranit.

Sot gjithashtu shënohet 27 vjetori i sulmit të parë të forcave të armikut kundër familjes Jashari në Prekaz./21Media

Back to top button