"Kosova përjetësisht përulet para veprës dhe sakrificës për liri..."

“Kosova përjetësisht përulet para veprës dhe sakrificës për liri…”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë në Vranoc të Pejës, për vizitë në shtëpinë e Xhafer Krasniqit, babait të heroit Përparim Krasniqi dhe axhës së heroit Adrian Krasniqi.

Haradinaj ka thënë se Kosova përjetësisht përulet para veprës dhe sakrificës për liri, të dëshmorëve dhe heronjve tanë.

“Në Vranoc të Pejës, vizitë në shtëpinë e Xhafer Krasniqit, babait të heroit Përparim Krasniqi dhe axhës së heroit Adrian Krasniqi.  Kosova përjetësisht përulet para veprës dhe sakrificës për liri, të dëshmorëve dhe heronjve tanë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media