Haradinaj përgëzon Zaevin për përmbylljen e marrëveshjes së Prespës
Maqedonia përmbylli marrëveshjen e Prespës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot homologun e tij të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të cilin e ka përgëzuar për përmbylljen me sukses të plotë të marrëveshjes së Prespës, duke i garantuar popullit dhe shtetit fqinj perspektivë të qartë euro-atlantike.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se Kosova qëndron e përkushtuar në ndërtimin e një rajoni stabil dhe në këtë drejtim marrëdhëniet me Shkupin zyrtar janë të shkëlqyera.