“Shumë i ri u përballe me luftën dhe plagët e shumta që sjell ajo..."

“Shumë i ri u përballe me luftën dhe plagët e shumta që sjell ajo…”

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 13-vjetorin e vrasjes së vëllait të tij, Enver Haradinaj.

“Shumë i ri u përballe me luftën dhe plagët e shumta që sjell ajo. Edhe pse dole triumfues nga lufta, u ndave nga ne padrejtësisht në liri. Përjetësisht, Ramushi”, shkruan kryeministri në Facebook.

Enver Haradinaj ishte vrarë në prill të vitit 2005, në afërsi të fshatit Raushiq, në magjistralen Pejë-Deçan. Kjo kishte qenë vdekja e tretë në këtë familje. Dy vëllezër të familjes Haradinaj ishin vrarë gjatë luftës, Shkëlzen dhe Luan Haradinaj./21Media