Haradinaj përpiloi draft marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Këtë draft marrëveshje Haradinaj ua prezantoi shteteve të Quintit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përpiluar një draft të Marrëveshjes Gjithëpërshirëse Ligjërisht Obligative ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të cilën e ka prezantuar sot para ambasadorëve të vendeve të Quint-it.

Siç shpjegon Haradinaj ky draft-dokument është dokument mbështetës për procesin ekzistues të dialogut, si dhe aspektet që ndërlidhen me përshpejtimin e këtij procesi.

Haradinaj ka bër të ditur se  Shefi i Dialogut Teknik, Avni Arifi, ka prezantuar kapitujt. Të cilët siç thotë Haradinaj “për ne do të përbëjnë parametrat kryesorë të marrëveshjes, e cila do t’i hapë rrugë normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Draft-dokumenti me anekset përcjellëse, iu është dorëzuar edhe të gjithë bartësve të institucioneve dhe kryetarëve të të gjitha subjekteve politike.

“Në ditët dhe javët në vijim, ky draft-dokument do të diskutohet me të gjitha palët në shoqërinë tonë, për të arritur te dokumenti përfundimtar, ku do të përfshihet ekspertiza e të gjithëve.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button