"Në konkluzione kemi hyrë e pastaj do të hyjmë në agjendë"

“Në konkluzione kemi hyrë e pastaj do të hyjmë në agjendë”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në konferencën e mbajtur për media pas mbledhjes së Qeverisë, e cilësoi si sukses përfshirjen e liberalizimit të vizave në konkluzionet e raportit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian.

Sa i përket liberalizimit gjendja është korrekte, ashtu si e kemi pritë. Pra, raportohet për procesin prej kur ka filluar, edhe ku është sot. Pra, propozimi për të marrë në vendim është në konsideratë nga Këshilli ose konsiderohet nga Këshilli. Për me u marrë vendimi duhet me hy në agjendë, pra në agjendë nuk jemi, nuk është marrë vendim… Pra jemi në proces, në atë proces që e kemi pritë, është me rëndësi që për herë të parë që në konkluzione jemi ashtu si jemi, mos harroni nuk po themi që është kry ende, se kemi edhe do punë, po mos harroni se ka mund me ndodh që në konkluzione pa e dhënë çështjen e liberalizimit, atëherë do të ishim humbës. Në konkluzione kemi hyrë e pastaj do të hyjmë në agjendë. Pastaj mund të jetë vendimi që ne e dimë se do të jetë pozitiv dhe po punojmë për këtë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, sa i përket taksës ndaj Serbisë, e vendosur në nëntorin e vitit të kaluar, kryeministri Haradinaj tha se ajo nuk është ndërlidhur me vizat.

“Janë disa pika që i dedikohen Kosovës, MSA-ja, taksa, ka hy në konkluzione edhe liberalizimi i vizave dhe kjo do të thotë që Këshilli do të marrë vendim për vizat. Mendoj se këtu ka ndihmuar shumë edhe Berlini zyrtar. Po afrohet dita kur ne do të marrim atë lajm. Taksa ka krijuar një atmosferë negative, por nuk është e ndërlidhur me vizat”, ka thënë Haradinaj.

Ai përsëriti se dalja nga gjendja aktuale është një marrëveshje kornizë për njohje reciproke me Serbinë, në kufijtë ekzistues./21Media