Kryeministri mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të pjesëtarëve të rinj të FSK-së

Kryeministri mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të pjesëtarëve të rinj të FSK-së

Sot u certifikuan 34 pjesëtarë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e vlerësoi si kënaqësi të veçantë.

“Sot dëshmuam edhe njëherë vendosmërinë dhe përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës për pjesëmarrje dhe gjithëpërfshirje të të gjitha komuniteteve në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Forcë, ku shërbimi, kujdesi e mbrojtja e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa asnjë dallim, është garancë e sigurimit të paqes dhe stabilitetit afatgjatë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon”, theksoi Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”.

Haradinaj tutje, theksoi se së bashku po e ndërtojmë të ardhmen, rrugën e sigurt të Kosovës drejt NATO-s./21Media