Kosova  gati për marrëveshje me të cilën pranohet realiteti i dy shteteve

Kosova  gati për marrëveshje me të cilën pranohet realiteti i dy shteteve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i cili sot në një takim me përfaqësuesit e Listës serbe në Beograd kishte thënë se pas samitit të Parisit do të ndërmarrin masa të ashpra kundër Kosovës.

Kryeministri pas kësaj i bëri thirrje presidentit serb që të reflektojë duke thënë se shteti i Kosovës është edhe i serbëve të Kosovës.

“Reflekto Z. Vuçiç! Është koha që të prezantosh vlera europiane dhe jo qëndrime të cilat i ke prezantuar në të kaluarën, qëndrime këto që kanë shkaktuar tragjedi dhe dhimbje. Shteti i Kosovës është edhe shteti i serbëve të Kosovës, një shoqëri që ne e ndajmë së bashku”, ka shkruar Haradinaj.

I pari i ekzekutivit tutje ka thënë se Kosova është gati për marrëveshje me të cilën pranohet realiteti i dy shteteve, siç ka thotë ai në kufijt ekzistues dhe respekt reciprok./21Media