Clinton i shkruan Haradinajt

Clinton i shkruan Haradinajt

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar një letër falënderimi nga ish sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton për organizimin e 20- vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

Clinton i shpreh falënderime Haradinajt për dërgimin e pullës postare me imazhin e saj. Po ashtu Clinton shkruan se në pamundësi që të marrë pjesë në këtë organizim ka dëgjuar nga bashkëshorti i saj ( Bill Clinton) se organizimi ka qenë i mrekullueshëm.

Ish sekretarja e shtetit Clinton po ashtu e falënderoi Haradinaj për lidershipin e tij që sipas saj vazhdoi të ndërtojë paqe dhe prosperitet për të ardhmën e popullit të Kosovës “i cili e meriton”.

Jashtëzakonisht i nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton, për…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Donnerstag, 29. August 2019

Në anën tjetër Haradinaj në Facebook u shpreh i lumtur për vlerësimin e Clinton për udhëheqjen e tij si kryeministër.

Më 12 qershor të këtij viti u shënua 20 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, në këtë eveniment të pranishëm ishin ish presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish sekretarja e shtetit Medeline Albright./21Media