"Qeveria e vendit do të jetë partner në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri"

“Qeveria e vendit do të jetë partner në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar letër falënderimi nga Instituti Demokratik Kombëtar në Kosovë, për mbështetjen dhe pjesëmarrjen në Javën e Gruas.

Haradinaj ka thënë se Qeveria e vendit do të jetë partner në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri.

I nderuar të pranoj letër falënderimi nga Instituti Demokratik Kombëtar në Kosovë, për mbështetjen dhe pjesëmarrjen time në Javën e Gruas 2019. Ashtu siç e kam thënë edhe në fjalën time në këtë ngjarje, Qeveria e vendit do të jetë partner në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri. Ne kemi ndërmarrë hapa konkret në përmirësimin e infrastrukturës ligjore në këtë fushë dhe tash bashkë, do të punojmë në implementimin e këtyre hapave edhe në praktik“, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media