Haradinaj ka takuar sot përfaqësuesit e SBASHK-ut

Haradinaj ka takuar sot përfaqësuesit e SBASHK-ut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe këshilltarin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, të cilëve iu ka shprehur gadishmërinë për të diskutuar lidhur me të gjitha çështjet që lidhen me sektorin e arsimit dhe për të gjetur zgjidhje konkrete për ato.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut i kanë uruar detyrën kryeministrit në emër të gjithë të punësuarve në arsim dhe i kanë shpalosur angazhimet për realizimin e kërkesave të anëtarësisë dhe përkushtimin për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim.

Sipas një komunikate të SBASHK-ut, në bashkëbisedë me kryeministrin Haradinaj përfaqësuesit e SBASHK-ut janë ndalur veçmas te çështja e Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta.

Haradinaj është shprehur se çmon lartë angazhimet e punëtorëve e të arsimit në të kaluarën dhe tani në misionin e tyre të shenjtë për arsimimin dhe edukimin e brezave.

Ai po ashtu tha se bashkë me kabinetin e tij do të kenë në vazhdimësi takime të punës me përfaqësues të SBASHK-ut për të diskutuar për të gjitha çështjet që lidhen me sektorin e arsimit dhe për të gjetur zgjidhje konkrete për të gjitha çështjet./21Media