Haradinaj numëron të arriturat

Haradinaj numëron të arriturat

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj e nisi konferencën e orës 12:00 me “Mirëmëngjesi”, pastaj edhe me “Mirëdita”.

Në këtë konferenca Haradinaj bëri një prezantim të raportit përmbledhës të qeverisjes “Haradinaj II” nga shtaori i vitit 2017 deri në korrik të vitit 2019, shkruan rtv21.tv.

Ai tha se gjatë kësaj qeverisje ka marr 1 mijë e 632 vendime, tha janë miratuar 140 projektligje duke theksuar të arriturat më kryesore. 256 akte nënligjore të nxjerra nga Ministrat në kuadër të fushëveprimeve të tyre. Haradinaj tha se 29 projektligje që janë miratuar janë me ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, 18 vendime për kredi ndërkombëtare, 18 vendime për kredi ndërkombëtare etj.


Kreu i AAK-së gjatë kësaj konference u shpreh se është i pakënaqur me vonesën e liberalizimit të vizave. “Jemi të pakënaqur me vonesën e liberalizimin e vizave, duke thënë se në ditët e para të qeverisjes së re do të bëhet liberalizimi i vizave”, shtoi ai duke thënë se është pro dialogut Kosovë-Serbi por jo edhe për lëvizje të kufirit apo shkëmbim territoresh.

Ndërsa, sa i përket pasardhësve të tij, u shpreh se e përshëndet Qeverinë me 12 ministri, duke iu bërë thirrje atyre të merren më shumë me Shëndëtësinë dhe Arsimin.

Gjatë kësaj konference Haradinaj u pyet edhe për dorëheqjen e shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, por për të pati vetëm lavdata.

“Maxhuni ishte në detyrën e kreut të AKI-së dhe ajo që mund të them me kompentenca se puna e tij ka qenë e mrekullueshme në shërbim të vendit dhe sigurisë,puna e tij është e çmueshme”, u shpreh ai.

Koalicioni AAK -PSD në zgjedhjet e 6 tetorit ka fituar 96 mijë e 883 vota apo 11.47% me 14 deputetë./21Media