"Kënaqësi ta prisja doajenin e muzikës shqiptare, Ismet Pejën"

“Kënaqësi ta prisja doajenin e muzikës shqiptare, Ismet Pejën”

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj këtë mëngjes ka pritur në takim këngëtarin e mirënjohur, Ismet Pejën, shkruan rtv21.tv

Haradinaj ka thënë se njerëzit që i kanë dhënë vlerë identitetit tonë, e meritojnë nderimin dhe kujdesin më të lartë shoqëror dhe institucional.

“Kënaqësi ta prisja këtë mëngjes doajenin e muzikës shqiptare, Ismet Pejën, njeriu që tërë shekullin e tij jetësor ia kushtoi artit të këngës së mirëfilltë qytetare. Njerëzit që i kanë dhënë vlerë identitetit tonë, e meritojnë nderimin dhe kujdesin më të lartë shoqëror dhe institucional”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media