Haradinaj priti në takim lamtumirës ambasadorin italian

Haradinaj falënderoi ambasadorin për kontributin

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi.

Në këtë takim Haradinaj ka falënderuar ambasadorin Sardi për kontributin e dhënë gjatë shërbimit dhe angazhimin e shkëlqyeshëm në Kosovë.

”Si dy vende, ne kemi shënuar suksese të përbashkëta që e kanë shtruar një bazë të mirë për të vazhduar partneritetin në të ardhmen”, ka shkruar Haradinaj në Facebook

Ndër të tjera Haradinaj, ka theksuar se Italia është një nga kontribuesit më të mëdhenjë të paqes dhe sigurisë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë.

Në fund, Haradinaj në emër të institucioneve dhe gjithë popullit i ka shprehur mirënjohje Sardit për partneritetin si dhe i ka uruar suksese në angazhimet e mëtutjeshme profesionale. /21Media 

Back to top button