Haradinaj falënderoi ish-ministren

Haradinaj falënderoi ish-ministren

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë takimit lamtumirës me ish-ministren, Albena Reshitajn është shprehur se ajo i ka shërbyer vendit me devotshmëri.

“Ministrja e deritashme e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, e cila ka dhënë dorëheqje për shkaqe personale, i ka sherbyër me devotshmëri Republikës së Kosovës, në këtë periudhë të qeverisjes”, është shprehur Haradinaj.

Kryeministri më tutje është shprehur se i ka ofruar Reshitajt bashkëpunim edhe në të ardhmen.

“Prita sot në takim lamtumirës ish ministren Reshitaj, të cilës ia shpreha falemnderimin tim, për besnikëri ndaj detyrës shtetërore dhe për punën korrekte në ministrinë përkatëse. Duke i dëshiruar suksese në karrierë, Albena Reshitajt i ofrova bashkëpunim edhe në të ardhmen, në shenjë respekti të personalitetit dhe profilit të saj profesional dhe politik”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Albena Reshitaj nga posti i ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka dhënë dorëheqje me 1 gusht dhe ka treguar se këtë e ka bërë për shkaqe personale. Ndërkohë, AKR ushtrues detyre të kësaj ministrie e ka emëruar Fatmir Matoshin./21Media