Haradinaj ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim dhe forcim të rendit dhe ligjit në Kosovë

Haradinaj ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim dhe forcim të rendit dhe ligjit në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim U.D. Shefin e EULEX-it, Bernd Thran, me të cilin ka biseduar rreth fuqizimit të sundimit të ligjit në vend dhe procese të tjera të rëndësishme.

Gjatë takimit, Haradinaj, e ka njoftuar U.D. Shefin e EULEX-it, Bernd Thran, për zhvillimet e gjithanshme politike, ekonomike dhe ato të sigurisë në vend, ndërkaq kanë biseduar edhe procesin zgjedhor i cili siç tha kryeministri në detyrë Haradinaj, ka qenë një proces fer dhe demokratik përmes së cilës është treguar një pjekuri e lartë politike.

Haradinaj me këtë rast ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim dhe forcim të rendit dhe ligjit në Kosovë duke vlerësuar rolin e EULEX-it përgjatë këtyre viteve në vend dhe se sipas tij duke e ndihmuar sistemin tonë të drejtësisë, është ndihmuar gjithë shoqëria.

Nga ana e tij, Bernd Thran, falënderoi Haradinajn për pritjen dhe për bashkëpunimin e deritanishëm me Qeverinë e Kosovës./21Media