Haradinaj takohet me delegacionin Gjerman

Haradinaj takohet me delegacionin Gjerman

Ndërkohë, Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj është takuar me një delegacion nga Bundestagu Gjerman. Haradinaj me këtë rast ka theksuar se Kosova ka dëshmuar pjekuri të lartë politike dhe demokratike në zgjedhjet e fundit, duke e konfirmuar faktin se jemi një vend stabil, kontribues për paqe në rajon dhe shembull i zbatimit të rendit dhe ligjit. Haradinaj ka vlerësuar lartë angazhimin konkret dhe të drejtë të Gjermanisë, në proceset më të rëndësishme të vendit dhe në rrugën drejt integrimit./21Media