Ambasadori Bontemps tha se Belgjika do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në të gjitha fushat

Ambasadori Bontemps tha se Belgjika do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në të gjitha fushat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Bullgari, jo rezident në Kosovë, François Bontemps dhe shefin e zyrës në Prishtinë, Jean Louis Servais.

Në takim Haradinaj falënderoi për përkrahjen që shteti i Belgjikës i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e rëndësishme që nga pavarësia dhe shtetndërtimi si dhe proceset integruese, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Po ashtu, ai e njoftoi ambasadorin për prioritetet e Qeverisë, me fokus sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Nga ana e tij, ambasadori Bontemps e ka uruar kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja, duke theksuar se Belgjika do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në të gjitha fushat./21Media