Ky film do të publikohet duke filluar nga e premtja në rrjetet sociale nga teatri dhe ekipi i futbollit

Ky film do të publikohet duke filluar nga e premtja në rrjetet sociale nga teatri dhe ekipi i futbollit

Sulmuesi kryesor i ekipit të Nicës, Mario Balotelli, zhvilloi një ushtrim të pazakontë duke interpretuar një citim të Sheksipirit në një video të realizuar për Teatrin Kombëtar të Nicës (TNN), ashtu si shokët e tij të skuadrës mes të cilëve edhe braziliani Dante.

“Ferri është boshatisur, të gjithë djajtë janë këtu!”, thotë Balotelli duke interpretuar një pjesë nga vepra e famshme “Stuhia”.

Me realizimin e kësaj ëndrre të rëndësishme për Irina Brook, që drejton TNN-në që prej vitit 2014, ky film do të publikohet duke filluar nga e premtja në rrjetet sociale nga teatri dhe ekipi i futbollit, në kuadër të edicionit të katërt të festivalit “Shake Nice” që i dedikohet dramaturgut britanik.

Duke i dhënë role të Shekspirit personaliteteve që nuk janë pjesë e teatrit, si futbollistëve këtë vit apo sportistëve dhe këngëtarëve të repit në vitet që vijnë, ajo synon të tregojë që dramaturgu britanik (1564-1616) nuk është as elitist, as i vështirë për t’u kuptuar dhe se vepra e tij vazhdon të ketë një shtrirje po aq popullore sa kur ishte gjallë.