Haradinaj: Qytetarët janë falënderues për punën e Policisë së Kosovës

Haradinaj ishte nga  Ekrem Mustafa

Pas vizitës në pikën kufitare në Merdare, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj qëndroi sonte edhe në mesin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilën janë në detyrë në këtë natë të ndërrimit të motmotit.

Gjatë kësaj vizite, Haradinaj ishte i shoqëruar nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj nga të cilët është njohur me gjendjen aktuale për natën e Vitit të Ri, e për të cilën u tha se është e qetë dhe pa incidente.

Ai me këtë rast lavdëroi punën që kryejnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës në shërbim të qytetarit dhe shtetit.

“Në shenjë respekti dhe falënderimi për ju të nderuar pjesëtarë të policisë që jini në punë dhe këtu në dhomë operative dhe në gjithë vendim, kam ardhur t’ju falënderoj dhe t’ju shpreh respektin, t’ua përkujtoj juve se gjithë qytetarët e Kosovës janë falënderues dhe falë juve qytetarët mund të festojnë të qetë në shtëpi dhe familje”, tha Haradinaj.

Në mesazhin e tij për vitin 2020, kryeministri në detyrë tha se ka edhe disa gjëra që duhet të kryhen sikurse janë ligji për sigurime shëndetësore.

“Besoj se janë edhe disa punë që duhet t’i kryejmë si Kosovë, si institucione, është ligji për pensionim, ligji për sigurime shëndetësore për policinë që duhet t’i realizojmë… Policia e Kosovës është e mirë, profesionale dhe në zhvillim e sipër dhe do të ketë suksese në të ardhshmen”, tha Haradinaj.

Ndryshe, më herët gjatë këtij muaji Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë mjete shtesë për orët jashtë orarit për Policinë e Kosovës në vlerë prej 2 milionë euro.

Back to top button